Aktualitet dhe Lajme

Gruaja e Pëllumb Metës: Rrinte i armatosur, vajzat s’kanë guxuar të dalin një herë të vetme

Share

Gruaja e Pëllumb Metës, i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij, tha se dhuna në familje mund të jetë arsyeja pse fëmijët ndërmorën një akt të tillë. Ajo tregoi në një intervistë për median se 50-vjeçari ishte një person shumë autoritar dhe i dhunshëm, ku askush nuk guxonte t’i kthente fjalën.

Sipas saj vajzat janë rritur nën një trysni të jashtëzakonshme ku detyroheshin të mbanin kokën ulur dhe të mos flisnin as me komshinjtë. Madje ajo shton se ato nuk mund të shkonin as në dyqan për të blerë diçka. Duke qenë se ishte i dhunshëm dhe i armatosur, gruaja tha se të gjithë kishin frikë për jetën.

“Vajzat s’kanë guxuar të dalin një herë në vetëm. As në dyqan, asgjëkundi, njësoj si unë të shtypura. S’bëhet fjalë të flasin me komshinjtë, gjithmonë kur ecnin kokën përtokë. Shkonin vetëm në shkollë dhe në shtëpi. Tani me një njeri që të dhunon dhe të kërcënon për jetën, padyshim që kanë frikë dhe fëmijë. Ai kishte armë, pasi punonte roje, frikën ia kishim që të gjithë arriti kjo punë deri këtu. Një njeri që është agresiv, i dhunshëm, autoritar dhe i armatosur, është normale që ka frikën”, tha ajo.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button