Aktualitet dhe Lajme

Gjendet i pajetë në një kantier ndërtimi punëtori 40-vjeçar

Share

Një punëtor është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një objekti që është në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Personi i moshës rreth 40-vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident në punë, apo punëtori të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera tjera.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button