Aktualitet dhe Lajme

Gjendet një fëmijë tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, policia thirrje familjarëve që ta marrin

Share

Një i mitur rreth moshës 3-4 vjeç është gjetur sot nga qytetarët në Tiranë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pa praninë e prindit.

Ai ishte veshur me xhinse blu dhe bluzë po ngjyrë blu me kapuç.

Fëmija i mitur u dërgua në ambientet e policisë së Tiranë, teksa policia i bën thirrje familjarëve apo të afërmve të të miturit të paraqiten në DVP Tiranë.

Njoftimi:

Më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Duke iu falenderuar për bashkëpunimin.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button