Aktualitet dhe Lajme

Gjendet i pajetë në një kanal 60-vjeçari nga Korça

Share

Një 60 vjeçar nga fshati Pojan është gjetur i pajetë në një kanal anës rrugës.

Sipas burimeve, mësohet se viktima konsumonte alkool, dhe mund të ketë qenë i dehur kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal ku ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko-ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button