Aktualitet dhe Lajme

Gjenden uniforma të policisë serbe në Leposaviç, Xhelal Sveçla: Serbia përgjegjëse për destabilizim (FOTO)

Share

Me anë të një postimi në “Facebook”, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shprehet se në një fshat të Leposaviçit, janë gjetur dhjetëra uniforma të Policisë së Kosovës dhe asaj serbe.

Sveçla ka theksuar se kjo është dëshmi se mekanizmat e Serbisë, mbeten përgjegjësi për sulmin në Banjëskë.

“Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë.
Pas informacioneve inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviçit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës.

Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej,  Sveçla shprehet se institucionet e Kosovës, po parandalojnë dhe luftojnë tentativat e Serbisë për destabilizim të vendit.

“Është detë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë”, ka shkruar ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button