Aktualitet dhe Lajme

“Gjelat” ‘këndojnë’ 5 minuta nga fundi, Belgjika ndëshkon veten me autogol dhe i jep Francës kualifikimin në çerekfinale

Share

“Gjelat” ‘këndojnë’ 5 minutat e fundit. Franca mposht me rezultatin minimal 1-0 Belgjikën në “Merkur Spiel Arena” të Dyseldorfit dhe kualifikohet në çerekfinale.

Skuadra e drejtuar nga Didier Deshamp gjeti golin e kualifikimit në minutën e 85. Kunde pasoi për Kolo Muanin në zonë dhe ky i fundit provoi goditjen që u devijua nga Vertongen duke “gënjyer” portierin dhe çuar topin në rrjetë.

Në minutën e 49, Tçuameni provoi goditjen me të djathtën nga distanca dhe detyroi portierin Kastils të bënte një superpritje duke mbajtur portën të paprekur.

Në minutën e 70, Lukaku u shfaq rrezikshëm në zonë, por Menjo priti gjuajtjen e belgut.

Në minutën e 14 Mbape tentoi goditjen nga krahu i majtë i zonës, por topi u devijua duke shkuar shumë lart portës.

Karrasko shpërtheu nga krahu i djathtë dhe iu drejtua zonës, aty ku i ndërhyri Teo Hernandez. Belgët pretenduan për faull dhe karton, por arbitri suedez nuk ishte i të njëjtit mendim.

Në minutën e 24, De Bryjne krosoi në zonë nga goditja e dënimit, me topin që mori drejtimin nga porta duke detyruar portierin Menja ta presë me këmbë.

10 minuta më vonë, Kunde krosoi nga krahu i djathtë drejtë zonës dhe gjeti Turam, ky i fundit godet me kokë por topi shkoi jashtë.

Ndërkohë në minutën e 45, Franca falë një depërtimi spektakolar të Mbape nga krahu i mjatë i fushës paati mundësinë për të gjetur avantazhin.

Në çerekfinale, Franca do të përballet me fituesin e çiftit Portugali-Slloveni. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet sot në orën 21:00


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button