Aktualitet dhe Lajme

Georgia Meloni: Shpresoj që marrëveshja për emigrantët të jetë shembull për BE, Rama dhe Shqipëria, shënjestër të një fushate denigruese

Share

Ditën e sotme, kryeministrja italiane Georgia Meloni, po mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama nga kampi në Shengjin.

“E lumtur që jam këtu dhe kam rastin të takoj kryeministrin Rama që pati mundësinë të verifikonte situatën ku ndodhen punimet.

Vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar dhe fdoja ta falenderoja edhe popullin shqiptar për mundësinë dhe ndihmën që na dhanë që të realizonim këtë marrëveshje. Shpresoj të ketë shembull edhe për BE. Përsëris afërsinë mes dy vende, për sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë së tij. Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë veçse na ndihmoi. Ishte një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Nuk është hera e parë që Rama e Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim Italisë”, tha ajo.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button