Aktualitet dhe Lajme

Vizita e Melonit/ Ndërhyn policia, shoqërohen në komisariat protestuesit

Share

Policia ka ndërhyrë për të ndaluar protestën e disa aktivistëve gjatë vizitës së Xhoxhia Melonit dhe Edi Ramës në kampin e refugjatëve në Shëngjin.

Siç mund të shikoni nga pamjet që kemi siguruar (më poshtë), disa aktivistë kihsin hapur një banderolë në një pallat përballë kampit. Nga shkrimi duket se ata kundërshtojnë pushtimin e Shqipërisë nga Italia në vitin 1939.

Por sipas burimeve të Lapsi.al, policia i ka shoqëruar në komisariat.

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndodhen në Shëngjin ku po inspektojnë qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button