Aktualitet dhe Lajme

Gaetz tërhiqet nga gara për prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së

Share

Matt Gaetz ka njoftuar se është tërhequr nga nominimi për postin e prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara.

Ai u nominua për këtë post nga republikani, Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

Gaetz tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të një hetimi federalë për trafikim të qenieve njerëzve për shfrytëzim seksual.

Republikani nga Florida e bëri këtë njoftim më 21 nëntor.

Njoftimi erdhi një ditë pasi ai u takua me senatorët në përpjekje për të fituar mbështetjen e tyre për konfirmimin që të udhëheqë Departamentin amerikan të Drejtësisë.

“Përderisa momentumi është i fuqishëm, është e qartë që konfirmimi im padrejtësisht do të ishte shpërqendrim nga puna kritike e tranzicionit të Trumpit dhe [nënpresidentit të zgjedhur amerikan, JD] Vance”, tha Gaetz në një deklaratë për media.

“Nuk ka kohë për të humbur në përplasjen e stërzgjatur në Uashington, prandaj unë tërheq emrin tim nga nominimi për të shërbyer si prokuror i Përgjithshëm”, tha ai.

Tërheqja e tij paraqet një goditje për përpjekjet e Trumpit për të vendosur në krye të departamenteve njerëzit e tij besnikë, teksa ai më 20 janar do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu, ky rast është sinjali i parë se Trumpi mund të përballet me rezistencë nga anëtarët e partisë së tij./REL




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button