Aktualitet dhe Lajme

Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e tij, Berisha: Një kapitull tjetër i turpit!

Share

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ankimin e depozituar nga ai përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi.

Berisha tha se vendimi ishte i turpshëm dhe se dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Ai shtoi se ky është një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar, sipas tij, 10 ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.

Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese. Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra. Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët.

Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor. Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button