Furgoni përplaset me motorin në aksin Fier-Levan, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan. Bëhet e ditur se një motomjet është goditur nga një automjet tip furgon dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.