Aktualitet dhe Lajme

Franca mposht Portugalinë me penallti, Ronaldo i thotë lamtumirë Evropianit të fundit

Share

Franca është kualifikuar në gjysmëfinale të Europianit, pasi eleminoi me penallti Portugalinë(120 minuta 0-0).

Skuadrat rrezikuan që në minutat e para, nga një rast për secilën skuadër, me Bruno Fernandes dhe Theo. Në të 62-tën, Maignan i mohoi golin Vitinhas.  Në të 67-tën Kolo Muani shpërdoroi një rast të mirë. Pavarësisht rasteve, nuk pati gol deri në fund, me ekipet që shkuan në shtesë. As shtesa nuk prodhoi gol, Franca u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltive, në gjysmëfinale gjen Spanjën.

Ky ka qene fundi i rruges edhe per Cristiano Ronaldon ne nje Evropian. Ai kishte njoftuar mne pare se nuk do te merrte pjese ne te ardhmen ne kete turne.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button