Aktualitet dhe Lajme

Fotoja me Alban Hoxhën, Çiljeta Xhilaga “shkrin” zemrat e ndjekësve, komentet e veçanta të ish-fermerëve për këngëtaren

Share

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun dhe njëkohësisht ish-fermerja, Çiljeta Xhilaga pas përfundimit të “Ferma VIP” ka nisur pushimet me familjen e saj, Albanin dhe dy djemtë.

Ajo shpesh poston momente të bukura me djemtë dhe partnerin. Në llogarinë e saj në “Instagram”, këngëtarja ka postuar disa foto, ku nuk ka munguar një foto me partnerin.

Fotoja e çiftit na “shkriu” zemrat të gjithëve. Të shumta ishin dhe komentet nga ish-fermerët që kanë krijuar një shoqëri me këngëtaren gjatë izolimit në fermë.

“Çilipita”, shkruan blogerja Ditea Berisha duke e shoqëruar me disa emoji.

Nga ana tjetër Elsa Lila shkruan: Kam krushk unë jo shaka!

Çiljeta ka marrë shumë komente pozitive dhe nga ndjekësit e tjerë apo personazhe të njohur të showbiz-it




Huazuar nga Javanews.al

Back to top button