Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ Flakët dhe tymi i zi “pushtojnë” autostradën në Lushnje, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Share

Një sasi gomash automjetesh janë djegur sot në afërsi të autostradës së Lushnjes.

Si pasojë, tymi i madh ka pushtuar të gjithë zonën. Menjëherë më pas, zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes, për të vënë nën kontroll flakët.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Lushnjes kanë shkuar edhe ata të Divjakës, duke bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve.

Sakaq, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button