Aktualitet dhe Lajme

“Foshnja lindi e vdekur”. Rama akuza skemës e arbitrit Taylor, Shehi: “Qajmë rastet e humbura”

Share

“Padiskutim i mërzitur sepse është një vit punë e mund dhe sigurisht që nuk të vjen mirë të humbasësh, sidomos me këtë format. Uroj Egnatian se nuk vodhi gjë, i uroj sukses, i përgëzoj për punën. Por “foshnja lindi e vdekur” si i thonë se ky eksperimenti i “Final Four” na shkatërroi nga nervat me pjesën që duhej të motivonim lojtarët. E pastaj erdhi një arbitër që na solli jo vetëm shiun nga Londra, por kishte ardhur me pushime dhe vetë u mërzit”. Këto janë fjalët e Drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, që shkoi rëndë me fjalët ndaj skemës së FSHF-së dhe arbitrit anglez të ndeshjes me Egnatian.

“Nuk e komplimentova se nuk kishte gjë për të komplimentuar – tha Rama -. E kam ndjekur dhe e di se çfarë qëndrimi ka me mënyrën si arbitron dhe kur vjen në Shqipëri vjen e na tregon si luhet futbolli. Partizani e Egnatia nuk janë City e Liverpooli Por kur jepen 7 minuta shtesë kur loja është vonuar në mënyrë sistematike që në pjesën e parë dhe nuk i tërhiqet asnjë herë vëmendje portierit, rrëzohen e hyn mjeku, ka ndërrime e nuk luhet asnjë minuet ekstra, mua më duket pak e dëmshme për futbollin”.

“Mbase kishte ardhur për pushime e nuk donte të bënte 30 minuta të tjera – vazhdoi Rama -. E tha më mirë po e mbyll këtu se ai siç erdhi edhe do të iki. Ka ngrënë një drekë të mirë dhe shkon i qetë në Londër se nuk e vret as ndërgjegjja. Ndërkohë është mundi ynë dhe ato minuat ekstra, mbase nuk bënim gol, por të paktën do të ishte një ndeshje pak më e ndershme”, e mbylli sulmin e tij Rama.

SHEHI: “MBETET VETËM TË QAJMË RASTET E HUMBURA”

“Mërzitja është prezente, po të kishim shënuar do të qe histori tjetër. Rastet i kishim, po të kishim shënuar do kishte shkuar ndryshe. Presioni në ndeshje të tilla është i madh, ndoshta ndikoi te lojtarë. Nuk kam pishmane. Episodet e vendosën, kështu ndodhi edhe sot, një episod na ndëshkoi”. Orges Shehi ka parë titullin e dytë radhazi ti shkasë nga duart në ditën e fundit. Pas atij të humbur me Tiranën sezonin e kaluar, fituar nga Partizani që ai tani drejton, tani sheh Egnatian të festojë në Arena Kombëtare.

Lexo më tej“Ikën braziliani”, “kush ju tha që ikën”: Tetova e Demrozi ngatërrohen për Fernandon

Shehi pastaj vazhdoi: “Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të qajmë rastet e humbura. Ky është futbolli. Egnatia u përshtat më shumë me terenin në pjesën e parë. E zhvendosi lojën me topat e gjate. Kundërshtari i shfrytëzoi rastet ndërsa ne jo. Këtë kohë që jemi pushim do të jemi të mërzitur, më vjen keq për çunat dhe tifozët që dhanë maksimumin”.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button