fbpx
Aktualitet dhe Lajme

“Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori”/ Meta: Programi i PL-së i jep goditje shpopullimit, qeveria nuk mund të krenohet me disa bujtina në Kolonjë

Share

Gjatë një tryeze për bujqësinë, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi edhe programin e kësaj force politike për këtë sektor.

Sipas tij, programi i PL për bujqësinë, i jep një goditje shpopullimit të vendit dhe axhendes, siç tha ai të Rilindjes për të falimentuar këtë sektor.

Gjithashtu, Meta theksoi se fondet e IPARD, përfunduan tek inceneratori që sipas tij “tregon armiqësinë e theksuar të “Rilindjes” me bujqësinë”

“Përmes programit tonë për Bujqësinë i japim një goditje shpopullimit, axhendes së qëllimshme të Rilindjes që ka falimentuar këtë sektor jetik për vendin.

Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori qe tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë

Nuk mund të krenohet Qeveria me ca bujtina në Kolonje, kur në Kolonje “Rilindja” i ka dëbuar kolonjarët. Fermerët në Kolonjë, në Korçë dhe në mbarë vendin po hedhin produktet në kanal, po sharrojnë drurët frutorë, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria për shkak të mos mbështetjes nga Qeveria që i ka braktisur bujqit dhe fermerët”, tha Meta.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button