PërditshmëriShqipëriaSport dhe Fitnes

Fiton Shqiperia ndaj Hungarise 1-0

Share

Fantastik Armando Broja, sulmuesi çan Hungarinë, “Elbasan Arena” në festë, Shqipëria ndez Grupin I

 

Për herë të parë në histori, atëherë kur duhej, Shqipëria i shënon Hungarisë duke marrë një fitore jetike për kualifikueset e botërorit “Katar2022”. Kuqezinjtë triumfojnë në Elbasan Arena falë një super goli të realizuar nga Armando Broja. Në topin e parë që i erdhi në këmbë, në rastin e parë rast, Armando Broja ishte thjeshtë fantastik. Në minutën e 87-të sulmuesi kuqezi mbrojti mirë topin në zonë dhe me një të djathtë potente dërgoi topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh përballë Hungarisë. Kjo fitore ndez edhe një herë ambientin rreth kombëtares, një fitore minimale që mban të ndezur këtë fushatë kualifikueseh.

PJESA PARE
Jemi të pafat por jemi aty, në lojë, për të marrë një rezultat pozitiv përballë Hungarisë, një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të mbajtur të ndezur këtë fushatë kualifikuesesh. Me një skemë të njëjtë, por me aktorë ndryshe, të kushtëzuar nga mungesat dhe dëmtimet, Shqipëria bind në 45 minutat e para, është më e qartë në fushën e lojës, ka më shumë dëshirë, por sërish hasim jo pak vështirësi edhe kur kundërshtari zbret në portën tonë pa shumë probleme. Nedim Bajrami vërtetoi që në debutim se është një lojtar me shumë klas dhe me një vizion të qartë, me topin në këmbë është një rrezik konstant në çdo moment.

 

 

Shqipëria krijoi disa aksione të mira gjatë pjesës së parë ndërsa flagrant ishte rasti i shpërdoruar nga Marash Kumbulla në minutën e 33-të ku i vetëm në shtyllën e dytë nuk arriti të shtynte topin në portën e boshatisur. Fraksioni i parë mbyllet në barazim pa gola ndërsa në pjesën e dytë na duhet diçka më shumë për të mposhtur Hungarinë.

7-Shqiperia zbret me një kundërsulm të shpejtë, por Balaj nuk arrin të shërbej si duhet duke fituar vetëm një goditje këndi
12-Ismajli me kokë nuk arrin të ul topin si duhet në kuadrat
14-Aksion perfekt, kombinime shumë të bukura ndërmjet Bajramit dhe Uzinit, me këtë të fundit që gjuan bukur por topi përfundon pak mbi tranversë
18-Një përgjumje në mbrojtje në minutën e 18-të, një top i gjatë i hungarezëve për pak na kushtoi shumë, por për fat të mirë, Berisha i vëmendshëm ndal në dy kohë duke shmangur një rast shumë të rrezikshëm.
29-Nedim Bajrami është magjik me topin në këmbë, në minutën e 29-të ishte thjeshtë i pafat teksa goditja e tij nga jashtë zonës nuk shkoi në kuadrat.
33-E pabesueshme se çfarë rasti humbet Kumbulla në minutën e 33-të, i vetëm në shtyllën e dytë, pranë vijës fatale në mënyrë të çuditshme nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë
44-Për pak befasohemi sërish në minutën e 44-ët, por Berisha i vëmendshëm kontrollon saktë.

 “Balkanweb

Një kafe nga ju!

Back to top button