Aktualitet dhe Lajme

Figura më e pëlqyer në PD, Jorida Tabaku: Kam bërë kompromis me veten që…

Share

Deputetja Jorida Tabaku komentoi në një intervistë për Euronews Albania gjetjet e “Barometrit”, ku ajo rezulton politikania më e pëlqyer në PD, me 47 për qind të pëlqyeshmërisë.

E pyetur nëse e shesh veten si kryeministre të ardhshme nëse i propozohet, Tabaku u shpreh se për të e rëndësishme është që PD të gjejë rrugën e duhur dhe të shkojë e bashkuar në zgjedhje.

“Është diçka shumë larg për momentin, për momentin nuk dihet si opozita do shkojë në zgjedhje, dëshira ime është që të shkojë e bashkuar me një ofertë opozitare. Ndjeva vlerësim kur pashë sondazhin. Kam bërë një kompromis me veten për t’u fokusuar në çështje që lidhen me njerëzit, jam përpjekur të heq dorë nga debati i brendshëm në PD që na çoi në një situatë të papranueshme, jam përpjekur t’i drejtohen njerëzve, të njëjtën gjë po bëjnë edhe shumë kolegë të tjerë. Them se nëse vazhdojmë në këtë drejtim situata do jetë më e mirë. Për mua nuk ka rëndësi çfarë bën Jorida, por çfarë bën PD”, tha Tabaku.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button