Aktualitet dhe Lajme

Fier, fermerët në protestë, kundërshtojnë çmimin e ulët të luleshtrydhes

Share

Çmimi i ulët i luleshtrydhes ka ngritur mëngjesin e kësaj të shtune dhjetëra fermerë në protestë. Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, ata janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm. Ata pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit çmimi të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Përballë kësaj situate fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm dhe politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin çmimin sipas dëshirës teksa apelojnë njëzëri për të gjitha institucionet përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po i çon drejt falimentimit.

Ndërkohë tregtari Olsi Hamataj ka pohuar se ditët e fundit ka ndodhur kjo situatë për shkak të mbiprodhimit edhe në vendet fqinje të cilat për të eliminuar prodhimin shqiptar kanë hedhin zërat që luleshtrydhet vendase janë me pesticide.

Teksa kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur poshtë produktet e tyre fermerët kanë kërkuar që Ministria e Bujqësisë të ngrejë një komision për të verifikuar pesticidet që shiten në treg dhe nëse nuk plotësojnë kriteret të asgjësohen.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button