Aktualitet dhe Lajme

Fier/ Baste sportive në lokale, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

Share

Policia e Fierit, ka zbuluar dy lokale ku luheshin lojëra fati. Uniformat blu, kanë arrestuar pronarin e një lokali dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër.

Raportohet se në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”, u arrestua shtetetasi Olsi Llupi, u shpall në kërkim shtetasi Ervis Javori si dhe u proceduan në gjendje të lirë Spartak Fejzaj dhe Klajdi Molla.

Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati.

Zbulohen 2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive.

Arrestohet pronari i njërit prej lokaleve, punohet për kapjen e pronarit të lokalit tjetër dhe procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën duke vënë baste.

Sekuestrohen 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe 1 printer për bileta, 19 bileta bastesh, si dhe rreth 30 000 lekë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në fshatin Shën Pjetër dhe në lagjen “Kastriot”, Fier, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit në fshatin Shën Pjetër, shtetasi O. Ll., 38 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi E. J., 33 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit S. F., 42 vjeç dhe K. M., 26 vjeç.

Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button