Fatos Lubonja kërkon nga opozita t’i shpallë luftë Amerikës
Fatos Lubonja komentoi listën e drejtuesve të PD-së në qarqet e vendit.
Lubonja tha se Partia Demokratike lufton për medaljen e broztë, që nënkupton për vendin e dytë në zgjedhje.
Sipas Lubonjës, PD nuk është 100 përqind e sinqertë me qytetarët, por është me “doreza”.
“Sali Berisha i bashkon demokratët, pasi nëse hiqet Berisha, nuk dihet se çfarë mund të bëjnë ata që janë në Partinë Demokratike.
Nuk dihet nëse këta do ishin të aftë që të bëjnë dot zgjedhje të brendshme.
PD luan për medaljen e bronztë, meqë kaluam Lojërat Olimpike, por Shqipërisë nuk i sjell ndryshim.
Opozita të denoncojë edhe dështimin e projektit të ashtuquajtur amerikan për të ndërtuar një sistem drejtësie, që gjithnjë e më shumë po bëhet instrument, për të mbajtur në këmbë një pushtet.
Opozita jonë është ‘me doreza’”, tha Lubonja në News 24 në rubrikën Çështja e ditës.
Huazuar nga skaproblem.al