Aktualitet dhe Lajme

Euro 2024: Rumania ëndërron surprizën ndaj Holandës, Arnautovic në rrugën e Turqisë drejt çerekfinaleve

Share

Në Euro 2024, panorama për çerekfinalet po merr gjithnjë e më shumë formë, por ende mungojnë dy skuadra. Në fakt, nga ndeshjet e sotme do të dalin dy kombëtaret e fundit që do të plotësojnë tetë më të mirat e kampionatit europian. Krahu është ai më i lehti, në krahasim me atë ku janë përfshirë pjesa kryesore e ekipeve të forta. Turqia e teknikut Vincenzo Montella, në fakt, do të përballet me Austrinë e Marko Arnautovic për të arritur çerekfinalen e lakmuar. Fituesi do të sfidojë këdo që trimfon mes Rumanisë dhe Holandës, ndërsa portokallitë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj ambicieve të skuadrës së teknikut Iordanescu.

HOLANDA PËRBALLË NJË SURPRIZE

Kështu, dita e fundit e 1/8 të Euro 2024 mund të përmblidhet me një fjalë: rrezik. Rrezik për Holandën, e cila kundër çdo parashikimi përfundoi e treta në grupin D (fituar nga Austria përpara Francës) dhe e gjen veten duke sfiduar të keqen më të vogël, Rumaninë e cila çuditërisht fitoi grupin E në të cilin ishin edhe Belgjika dhe Sllovakia. Gjithsesi portokallitë nuk mund të gëzohen, pasi nëse është e vërtetë që kundërshtari është i një “kalibri” më të vogël, kërcënimi është gjithmonë te kthesa. Koeman dhe ekipi i tij e dinë mirë këtë dhe nuk i besojnë kombëtares rumune.

Lexo më tej: Video/ Autogoli i Vertonghen dënon Belgjikën: Franca arrin çerekfinalen 5 minuta nga fundi

Rumania deri më tani ka qenë protagoniste në Euro 2024 me tre rezultate të përziera (një fitore e lehtë kundër Ukrainës, një humbje kundër Belgjikës dhe një barazim “biskotë” kundër Sllovakisë) . Ndeshja e fundit e humbur ndaj Austrisë 3-2 sigurisht që i dhemb holandezëve që kërkojnë shpengim. E përplasjet e fundit mes dy kombëtareve i buzëqeshin Holandës që nuk ka humbur ndaj Rumanisë që nga viti 2007. Por ndeshja e fundit mes dy skuadrave është vërtet e largët: daton në vitin 2017 me një tris të nënshkruar nga Depay, Babel dhe de Jong. Sidoqoftë të besuarit e teknikut Iordanescu shpresojnë të jenë në gjendje të bëjnë surprizën ndaj Koeman dhe ekipit të tij.

PA CALHANOGLU, TURQIA PROVON FORCËN ME ARNAUTOVIC

Kushdo që do të fitojë do të përballet me fituesin mes Turqisë dhe Austrisë, “surprizat” e grupeve të tyre përkatëse. Dy fitoret ndaj Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke lejuan që skuadra e teknikut Vincenzo Montella të kalonte si e dyta. Ndërsa Austria me të njëjtat rezultate (me humbjen e vetme ndaj Francës) arriti të dilte e para në një grup ku në letër dukej e eliminuar. Me humbjen tenistike 6-1 të pësuar në Vjenë ende në mendje, trajneri i turqve kryqëzon gishtat, ndërsa Posch dhe Arnautovic ëndërrojnë të ecin përpara, për të arritur atë çerekfinale që në 2021 (për Euro 2020) i shpëtuan nga duart vetëm në kohën shtesë me Italinë. Pa Calhanoglu dhe Akaydin, Montella, megjithatë, nuk dëshiron të dorëzohet.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button