Aktualitet dhe Lajme

Emri/ Po ndërtonte pa leje në zonë turistike, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Share

Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi po ndërtonte pa leje në një zonë të mbrojtur  të Bogës, me qëllim përfitimin nga turizmi.

Mësohet se i arrestuari është Asar Basha.

Ai kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Sakaq, policia thotë  se janë sekuestruar 2 automjete, që përdoreshin për transportimin e inerteve.

Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi Asar. Basha., 30-vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button