Aktualitet dhe Lajme

Aksident i frikshëm në Durrës, 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën

Share

Mëngjesin e sotëm, një aksident i frikshëm ka ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës, në aksin rrugor që shkon drejt Plepave.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë nga përplasja janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht sipas ekspertëve rrugorë, shkak i këtij aksidenti ka qenë njëra prej makinave e cila është futur në krahun e kundërt në parakalim.

Për shkak të aksidentit, policia rrugore ka bllokuar njërin kah të rrugës, edhe si pasojë edhe pasagjerët e urbanit të linjës së Plazhit që po prisnin të udhëtonin me autobus, e patën të pamundur për të lëvizur me mjet.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button