Aktualitet dhe Lajme
EMRI/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Itali
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/Pamje-nga-aksidenti-tragjik-ne-Gaeta-Itali-1024x563-transformed-780x470.jpeg)
ITALI– Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 30-vjeçari me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në komunitetin e Gaetës pak pas orës 19:30 të ditës së djeshme. Në aksident janë përfshirë një makinë Smart dhe një Opel Corsa.
Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas medieve italiane, Dhurim Shini është i riu me origjinë shqiptare që humbi jetën.
Ai po drejtonte Smartin dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Në makinën tjetër, Opel Corsa, ndodhej një grua 58-vjeçare e cila drejtonte mjetin dhe një pasagjer. Të dy janë transportuar në spital me plagë të rënda.
Policia po heton për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit. /albeu.com