Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikë
Emri/Kush është personi që goditi Sali Berishën

Genti Shehu është personi i cili goditi me grusht Sali Berishën.
Teksa kanë qenë duke u nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, qytetari ka goditur me grusht Sali Berishën.
Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë.
Pas sulmit të bërë ndaj Berishës, Shehu është arrestuar nga policia.