Aktualitet dhe Lajme

Emri/ Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 20-vjeçarja shqiptare (VIDEO)

Share

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur në Patridha të Verias në Greqi, ku viktima kanë mbetur dy gra, njëra prej tyre shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Dy viktimat, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.

Sipas Policisë, dy femrat janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button