Aktualitet dhe Lajme

Elbasan/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi askident, arrestohet 49-vjeçari

Share

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe ka përplasur një automjet tjetër.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button