Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Korçë, 50-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

Share

Ditën e sotme, rreth orës 13:20, një 50-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë, aty ku jetonte i vetëm.

Policia bën me dije se nga kqyrja paraprake e trupit, nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50-vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button