Aktualitet dhe Lajme
E rëndë në Greqi/ 19-vjeçari plagos me thikë drejtorin e shkollës dhe një nxënës
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/g.webp-780x470.webp)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçar gjeorgjian, ka hyrë në shkollën e mesme të 41-të të Athinës në Kypseli dhe duke tundur një çekiç dhe një thikë në dorë, ka plagosur një nxënës nigerian si dhe drejtorin e shkollës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit. Sipas informacioneve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i sulmuesit ka pasur me studentin nga Nigeria.
Dy fëmijët ishin grindur dhe sot vëllai i madh vendosi të hakmerrej. Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës.
Në vendngjarje ka shkuar policia ndërkohë që autori është arrestuar.