Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria
E rëndë në Dibër, gjendet një grua e mbytur në rezervuar
![Lajmi fundit](https://nediber.com/wp-content/uploads/2022/03/264271480_3184194591860274_9172013651326882106_n-780x470.jpg)
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Dibra. Një person është gjendur i mbytur në fshatin Rrenzë.
Burime paraprake bëjnë me dije se personi i mbytur është i seksit femër.
Njoftimi nga policia:
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 14.00, datë 08.04.2022, në rezervuarin e fshatit Rrenxë, Dibër është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj.