Aktualitet dhe Lajme

“E pashë dhe e vrava …”, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës në polici pasi u vetëdorëzua

Share

“E pashë dhe e vrava…”, kështu ka deklaruar në polici Habib Rexha, menjëherë pasi ëstë vetëdorezuar në polici ditën e sotme, pas krimit të bërë dy ditë më parë në Kavajë ku qëlloi me pistoletë në kokë Arjan Gosën.

Rexha ka thënë para uniformave blu, se krimin nuk e kishte planifikuar më parë. Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se ai ëhstë shprehur para hetuesve, se pak para se të kryente krimin ka qenë duke bërë xiro në Kavajë në makinë bashkë me një mikun e tij.

Në ato momente ka parë Arjan Gosën dhe babain e tij ulur në kafe, dhe më pas ka zbritur nga makina, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Pas krimit ai është larguar sërish me makinë me mikun e tij, i cili e ka shoqëruar deri në dalje të qytetit. Dyshohet se gjatë këtyre dy ditëve Rexha ka qenë i fshehur në Kukës.

Ai u vetëdorëzua pas bisedave të bëra me familjarët, të cilët i kërkuan policisë kohë për të realizuar dorëzimin e tij.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:

Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Arjan Gosa u ekzekutua me plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar kafe me të atin në një lokal në Kavajë. Shkak i ngjarjes dyshohet se është hakmarrja.

Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili së bashku me Edmond Gosën (vëllain e Arjan Gosës) humbën jetën pas një konflikti banal me njëri-tjetrin.

 

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button