Aktualitet dhe Lajme

E la i dashuri live në Ferma VIP, ish-fermerja tregon të vërtetën dhe habit me deklaratën

Share

Gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP”, ish-fermerja Danela Shima mori një letër anonime, ku thuhej se ishte nga nga i dashuri i saj, i cili njoftoi ndarjen nga ajo.

Ndërkohë, në një intervistë modelja ka habitur me deklaratën e saj, duke mohuar letrën që thuhej se ishte nga i dashuri i saj, ndërsa theksoi se ishte shoqja e saj që ia kishte dërguar, në kuadër të shakasë.

“U mërzita atë natë që erdhi mesazhi anonim. Por as nuk e dija. Ishte bërë nga shoqja ime, për të më ngacmuar. Më ka ngrirë gjakun, më ka prish terezinë.

Unë e kam të dashurin akoma dhe nuk jemi ndarë. Shoqja ime e ka si vëlla. Ne nuk kemi asnjë problem me njëri-tjetrin. O më erdhi mua lajmi bombë, o askujt. E bënë për arsye loje. Unë nuk kisha nevojë për atë vëmendje”, tha ajo.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button