Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

E fundit: Aksident me pasojë vdekjen në Rrugën e Arbrit “Emri”

Share

Rreth orës 17:00, në vendin e njohur si “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Fehmi Leka, 60 vjeç.

Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është përfshirë në një aksident rrugor, pasi është goditur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes pa dhënë ndihmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimet janë përqendruar në mbledhjen e provave ligjore që do të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Back to top button