Aktualitet dhe Lajme

Dy helikopterë ‘BlackHawk’ do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura, Peleshi: Investim i madh për sigurinë e vendit

Share

Ministria e Mbrojtjes, njofton se dy helikopterë ‘BlackHwak’ do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosur, në fund të muajit janar.

“Dy helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në fillim të vitit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dy helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në fillim të vitit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button