Dy dibran duke biseduar dibrançe!
ATË TRUNG NUK PO E GDHEND
KURRË
U nis një plak nga Luznia për të shkuar një natë tek një mik në Çidhën. Sapo u fut në oborrin e shtëpisë, djali i vetëm ndodhej jashtë dhe këtë mikun nuk e priti mirë, bile i tha se baba nuk ndodhet në shtëpi. Luznakut i erdhi mjaft keq për këtë pritje që i bëri djali, por përsëri u fut në shtëpinë e mikut. Sapo u ul, i zoti i shtëpisë nisi e po e pyet mikun si je e a u lodhe rrugës.
Mirë jemi të gjithë e rrugës nuk u lodha, por më erdhi keq se bash tek porta jote hasa me një trung të pagdhendur e desh rashë përdhe. I zoti i shtëpisë e kuptoi se çfarë i kishte ndodhur mikut, ndaj ia ktheu:
Mos u mërzit, bre burrë! Unë kam mbi tridhjetë vjet që merrem ta gdhend atë trung, por ende nuk po e gdhend. Asnjë ashkël nuk i del.
#Share nëse ju pëlqeu ?
Huazuar nga libri “Kanuni Dibrës” te autorit Xhafer Martini