fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Dorëheqja e drejtorit të RTSH, reagon për herë të parë Blerta Tafani: Nuk kam bërë kurrë një letër, s’është e imja!

Share

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e transmetuesit publik shqiptar, Blerta Tafani ka reaguar për Newsbomb.al në lidhje me letrën që pretendohet se ajo i ka dërguar Këshillit Drejtues të RTSH, për ngacmimet seksuale dhe dhunën psikologjike të drejtorit Alfred Peza.

Ky i fundit dha sot papritur dorëheqjen nga detyra, duke falenderuar stafin për bashkëpunimin, ndërkohë që muaj më radhë është akuzuar nga opozita për “pengmarrjen” e institucionit.

“Unë mohoj të flas për një letër që po qarkullon ngado, por nuk mban firmën time. Pra, besoj vetëkuptohet që unë nuk kam çfarë të komentoj”, është shprehur Blerta Tafani, e kontaktuar nga redaksia.

E pyetur nëse e mohonte autorësinë e letrës së bërë tashmë publike, ku pretendohet për veprime dhe sjellje të turpshme nga drejtori Alfred Peza, ajo përsëriti: Letra që ju thoni, nuk mban firmën time!

Referuar përmbajtjes së saj, paralajmërohet një kallëzim penal në organet e drejtësisë, por e pyetur nga Newsbomb.al, gazetarja dhe moderatorja Blerta Tafani është shprehur se nga ana e saj nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor, pasi nuk ka asnjë një letër.

“Po, mohoj që të jetë bërë ndonjë kallëzim nga ana ime në Prokurori”, pohoi ajo.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button