Aktualitet dhe Lajme

Djali e kërcënoi se do ta vriste, flet babai: Ka probleme, duhet të lirohet, ndërhyrja e forcave të RENEA ishte e tepërt

Share

Babai i 35-vjeçarit Eduart Hoxha që u arrestua në Maminas, pasi kërcënonte të atin se do ta vriste me sëpatë, nw njw dalje pwr mediat, wshtw shprehur se i biri vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ai ka thënë se situata doli jashtë kontrollit, ndërsa kërkon nga policia lirimin e të birit dhe të kurohet për problemet psikologjike që ka shfaqur.

Edhe pse lajmëroi ai policinë, babai e konsideron të tepërt ndërhyrjen e forcave RENEA.

 Kishte probleme psikologjike djali?

Babai: “Jo aq shumë, sa ka pasur më përpara jo. Ai erdhi për të mbaruar një punë këtu, e mbaruam atë punën para Vitit të Ri. Nuk kemi ngrënë Vit të Ri fare, ai në një dhomë unë në tjetër. Aty pastaj do iki-do iki, do ikte në Itali. Në Itali ka që në Qershor 2006. Dje, pardje, çuni i madh thotë ta çoj te një hoxhë në Durrës. Jo thotë, s’kam besim te hoxhallarët, më kanë torturuar tha. Ik njëherë i thashë unë se nuk i dihet. Ikën, kur erdhi me një mendje tjetër. Fliste kot më kot. Çfarë ke i thashë, tha ai hoxha sikur… Filloi duke folur shumë keq. Mua më kërcënonte me fjalë, por jo me dhunë. Dje në mëngjes kërcënoi, e dija që s’është mirë nga mendtë. Nuk e di se si erdhi kjo punë. Unë e lajmërova policinë. Kërkoj ta çojnë ta kurojnë, se edhe policët dje i shau. E sheh që ky nuk është mirë psikologjikisht, pse e mban aty kot, të lirohet. Mirëpo shkoi puna larg deri te RENEA”.

35-vjeçari Eduart Hoxha, u arrestua me ndërhyrjen e forcave RENEA, për shkak se pasi kërcënoi babain me sëpatë për ta vrarë, ishte mbyllur brenda banesës dhe refuzonte që të dilte.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button