Dibranja Delvina Kërluku, krenaria e Dibrës, fituese e çmimit shtetëror si publiciste në Maqedoninë e Veriut
Dibranja Delvina Kërluku, krenaria e Dibrës, fituese e çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”
Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” ka miratuar, më 15 nëntor 2024, vendimin për ndarjen e këtij çmimi prestigjioz për arritjet në fushën e publicistikës dhe gazetarisë me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.mk.
Me krenari, Dibra përfaqësohet nga Delvina Kërluku, e cila u nderua me këtë çmim për arritjet e saj të spikatura në fushën e publicistikës.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 21 dhjetor 2024 (e shtunë), në ora 10:30, në sallën e ceremonive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky sukses i Delvina Kërlukut jo vetëm që nderon personalitetin e saj, por është një krenari për gjithë Dibrën, duke treguar potencialin dhe talentin e kësaj treve.