Diaspora Dibrane

Dibranët në Amerikë!

Share

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot, mbi 15,000 dibranë jetojnë dhe shumë prej tyre janë të interesuar të investojnë në atdheun e tyre. Sipas kreut të Shoqatës Atdhetare në Amerikat “DIBRA”, Dashnor Miftari, emigrimi i parë masiv i popullit të Dibrës drejt SHBA-ve u regjistruan në vitet gjashtëdhjetë dhe akoma vazhdon edhe sot. Mifari për mediat vendore tha se në Dibër janë bërë disa investime nga emigrantët dibran, por shtoi se nëse situata në Maqedoni është më e qëndrueshme, ai beson se investimet do të rriten ndjeshëm, gjë që do të zvogëlojë papunësinë e të rinjve në Dibër, si rrejdhojë nuk do të ketë nevojë që ata ta lëshojnë atdheun e tyre. Në takimet e shoqatës në Nju Jork, një interes i madh është shfaqur për investime në Dibër, transmeton DibraJon. “Nëse bëhet një analizë se sa dibranë jetonë në Amerikë, atëherë bëhet e qartë se një tjetër Dibër është në Amerikë”, tha Miftari, duke shpjeguar se bashkëpunimi me pushtetin lokale në Dibër është i lartë dhe se emigrantët japin një kontribut të madh në organizimin e veprimtarive humanitare. Shoqata e Atdhetare dhe Komuna e Dibrës gjithashtu kishin projekte të përbashkëta ku gjetën dakordim për projekte me interes të përgjithshëm. Përndryshe, emigrantët e Dibrës në Shtetet e Bashkuara janë kryesisht në shtetin e Islandës, Nju Jorkut, Arizonës dhe shteteve të tjera të Shteteve të Bashkuara.

K.M

Marre nga DibraJon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button