Aktualitet dhe LajmeDibër të MadheLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Dibra “vërshohet” me ndihma humanitare

Share

Shoqatat atdhetare dibrane në SHBA “Dibra” ka grumbulluar mjete të mjaftueshme për të përgatitur pako me ushqime të ndryshme dedikuar vëllezërve të tyre me probleme sociale në Dibër. Përfaqësuesi i kësaj shoqate në Dibër, Maksud Kërluku na informoi se paraprakisht janë siguruar mjete për 100 pako, ndërsa vlera e një pako është 100 dollarë. Si gjithmonë, po ndihmojnë edhe vëllezërit Seferi, shoqata “Merhamet”…

Vjollca SADIKU

Dibër, 18 prill – Diaspora dibrane, por edhe dibranët që jetojnë në vendlindje në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit janë duke realizuar aktivitete të shumta humanitare për të siguruar ndihmë kryesisht në ushqime. Të dhënat e shoqatave humanitare që veprojnë në SHBA, shtete të Unionit Europian, por edhe në vendlindje thonë se asnjë dibran që ka probleme sociale nuk do të mbetet pa ndihma. Kështu ndodh vite me rrallë dhe kështu do të jetë edhe për këtë muaj të agjërimit. Në këtë drejtim, aktivitete humanitare ka edhe Myftinia e Dibrës.

 

Shoqatat atdhetare dibrane në SHBA “Dibra” ka grumbulluar mjete të mjaftueshme për të përgatitur pako me ushqime të ndryshme dedikuar vëllezërve të tyre me probleme sociale në Dibër. Përfaqësuesi i kësaj shoqate në Dibër, Maksud Kërluku na informoi se paraprakisht janë siguruar mjete për 100 pako, ndërsa vlera e një pako është 100 dollarë. “Shoqata që grumbullon mërgimtarët dibran në Amerikë ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmoj bashkëqytetarët e tyre në kontinuitet”, thotë për gazetën KOHA, Maksud Kërluku. Udhëheqësia e shoqatës “Dibra” me seli në Nju Jork ka informuar se përkrahja e mërgimtarëve dibran për projektin që ka të bëj me aktivitete humanitare për muajin e Ramazanit është e madhe. Edhe shoqata humanitare “Drita” me seli në Dibër, e cila poashtu ka një përkrahje të fuqishme tek mërgimtarët, ka informuar se ka përgatitur ndihma humanitare për besimtarët musliman. Kryetari i shoqatës, Nertil Osmani, na informoi se do të shpërndahen pako me artikuj ushqimor të dedikuara për muajin e Ramazanit. “Tradicionalisht shoqata ‘Drita’ për festat fetare ndihmon skamnorët. Por, ndihmat nuk mungojnë as në momente të tjera. Shoqata do të vazhdoj të ndihmoj familjet në nevojë”, tregon Osmani. Kur bëhet fjalë për ndihmat humanitare për vëllezërit në vendlindje, në vazhdimësi ndihmojnë edhe biznesmenët dibran në SHBA – vëllezërit Kujtim dhe Arti Seferi. Këto ditë në Dibër qëndron Arti Seferi, i cili po ashtu është i njohur për badi-buding në SHBA. Ai për gazetën KOHA deklaroi se për këtë muaj të bekuar kanë ndarë 10 mijë dollarë amerikan për pako speciale me ushqime për muajin e bekuar të Ramazanit. “Kemi vlerësuar se me këto mjete do të ndihmojmë familjet me probleme sociale me qëllim që këtë muaj të bekuar ata ta kalojnë muajin me një sofër të begatë”. Arti Seferi po ashtu potencon se përveç kësaj ndihme, ai ka ndarë mjete së bashku me vëllain e tij, Kujtimin, edhe për shlyrjen e disa borxheve që kanë dibranët e varfër në barnatoret e Dibrës. Është ky një moment emotiv, thotë ai, meqë për fat të keq, edhe medikamentet që sigurojnë dibranët me probleme sociale, nuk kanë mundësi ti paguajnë me para në dorë, por ata i marrin duke u regjistruar në fletoren e borxheve të pronarëve të barnatoreve.

Arti, pos ndihmesës me artikuj ushqimor, personave me aftësi të kufizuar ju dha edhe mjete materiale që sado pak t’jua lehtësojë ngarkesën e jetës së tyre. Edhe organizata humanitare “Merhamet” nëpërmjet Mbretërisë së Arabisë Saudite donuan ndihma për dibranë në nevojë. Koordinatori Zeqir Çanka tha se kjo organizatë disa vite me radhë në muajin e agjërimit ju dhuron dibranëve pako me ushqime elementare për familjet me probleme sociale. Këtë Ramazan, thotë Çanka, shoqata “Merhamet” ndau 100 pako me ushqime elementare për nevojat e dibranëve. Normalisht, si gjithmonë edhe këtë muaj të bekuar të Ramazanit, Myftinia e Dibrës ndan ndihma humanitare. Dibra dhe besimtarët musliman të Dibrës këtë muaj nuk do të kenë probleme sa i takon ushqimit. Ambienti i muajit të Ramazanit në Dibër është i veçantë. Por duhet theksuar edhe faktin se të shumtë janë dibranët që përveç iftareve që organizojnë për të afërmit e tyre, ndihmojnë me para apo ushqime familjet e varfra. (koha.mk)

Back to top button