Aktualitet dhe Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja në Burrel, viktima i dashuruar me vajzën e autorit

Share

Detaje të reja, janë zbardhur rreth vrasjes së 52-vjeçarit në Burrel. Ngjarja ndodhi në fshatin Vig të Burrelit. Autori i vrasjes, Islam Mata, ka pasur konflikte të hershme me viktimën, Petrit Puplën.

Sipas informacioneve, konfliktet në fjalë nisën që në vitin 2009.

Mësohet se asokohe, Petrit Kuka i ka dalë një furgoni para dhe ka plagosur gocën dhe kunatën e Islam Matës, me automatik (tezen e vajzës).

Autori në fjalë u dënua me 21 vite burg për krimin, ndërsa bëri vetëm 12 vite.

Pas daljes nga burgu, mësohet se dy familjet kanë arritur që të shuajnë mosmarrëveshjet, pasi kanë pirë dhe kafet për ‘larjen’ e gjakmarrjes.

Por sot, në rrethana ende të paqarta, 63-vjeçari ka vrarë me armë gjahu 52-vjeçarin.

Sakaq, ka dyshime se vajza e autorit ka pasur më herët një lidhje me viktimën e sotme.

Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button