Aktualitet dhe Lajme

Dashamir Shehi: Gruaja ime, e vetmja për të cilën ndihem me fat

Share

Me fat për fëmijërinë, i rritur si djali i një të persekutuari?

Me fat për karrierën politike, për të cilën ka rezerva?

Me fat për pasurinë, shtëpinë në katin e pestë ku jeton prej 30 vitesh?

Jo!

E vetmja gjë për të cilën Dashamir Shehi ndihet me fat është gruaja e tij, Enkeleda!

Ja çfarë tha për të në podcastin me Mira Kazhanin:

Mira Kazhani: Kur e ke takuar Enkeledën?

Dashamir Shehi: Unë e kam takuar në punë time shoqe me thënë të drejtën.

Mira Kazhani: Sa vjeç ishe?

Dashamir Shehi: Unë isha 36 vjeç.

Mira Kazhani: Ajo ishte dashuria e parë e jetës tënde? Mos më thuaj kaq vonë, tregohu i sinqertë.

Dashamir Shehi: Jo. Unë kam qenë person publik. Sigurisht që kam patur dhe gra edhe goca të tjera. Ka qenë fati, me të tjerat s’më ka ecur mua. Në pjesën familjare, me gruan e quaj veten shumë fatlum. Sepse kam një grua shumë të mirë që i ka të gjitha, shkollën, arsimin, të pashmen, familjen, origjinën. Është e bija e një mjeku dhe e një arsimtareje. Jam i lumtur edhe për diçka tjetër me thënë të drejtën sepse vetëm një grua kaq e urtë dhe e zgjuar dhe e edukuar mund të më duronte mua për jetën që bëj.

Mira Kazhani: Po shiko sa mirënjohës publikisht po tregohesh sot për Enkeledën. Çdo grua do të donte që bashkëshorti i saj t`i jepte këtë kredit edhe publikisht.

Dashamir Shehi: Mirë do ishte po nganjëherë këto bashkëshortët si puna ime, në vend që t`i japin këtë fjalën e mirë, i kanë dhënë nga dy vila dhe janë më të lumtura ato gratë

Mira Kazhani: A thua vallë? E beson?

Dashamir Shehi: Po, janë më të lumtura ato gra

Mira Kazhani: Çfarë thotë Enkeleda?

Dashamir Shehi: Ime shoqe ma kujton herë pas here që jemi në katin e pestë thotë, tek ky pallat kemi 30 vjet.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button