Aktualitet dhe Lajme
Çim Peka kërcënon Altin Dumanin, pas fletëthirrjes për Berishën: Do kesh fatin e Zani Çaushit

Kryegazetari i familjes Berisha, Çim Peka, ka kërcënuar kreun e SPAK, Altin Dumani, pas fletëthirrjes së SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilëve të mërkurën do t’iu komunikohet zyrtarisht akuza për dosjen “Partizani”.
Peka thotë se Dumani do të ketë fatin e Zani Çaushit.
“Dumani ne rolin e Zani Caushit te ‘97. Edhe fatin do e kete te njejte”, shkruan kryegazetari Peka.
Huazuar nga skaproblem.al