Chiara Ferragni dhe Fedez i thonë lamtumirë shtëpisë së “ëndrrave” të tyre
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/05/1E9562E8-098A-4A87-BC9D-394E7431B793-300x528-1-300x470.jpeg)
Rezidenca e blerë më pak se një vit më parë në i kishte kushtuar çiftit 5 milionë euro. Nuk ka kaluar as një vit që nga ajo kohë – ishte korrik 2023.
Sakaq ndarja e Ferragnez-ve çoi në vendimin për të braktisur dhe për të shitur vilën në Lario. Shtëpia në fjalë, e blerë nga çifti një vit më parë me çmimin 5 milionë euro, është Villa Matilda, me vendndodhje në Pognana Lario.
Lajmi, i përhapur fillimisht nga Selvaggia Lucarelli, po bën xhiro në rrjet dhe po mbush faqet e gazetave italiane. Sepse Villa Matilda e përbërë nga 7 dhoma, duke përfshirë 4 dhoma gjumi dhe tre banja, përveç një parku të madh, një spa dhe një pishinë me pamje nga liqeni- ishte shtëpia e ëndrrave të ish-çiftit.
The post Chiara Ferragni dhe Fedez i thonë lamtumirë shtëpisë së “ëndrrave” të tyre appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga Albeu.com