Çfarë postoi në rrjetet sociale Arjon Kajoshi, pak minuta para atentatit
Boksieri i Vllaznisë Arjon Kajoshi, ishte objektiv i një atentati sot në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku shpëtoi pa plagë duke u larguar me shpejtësi nga makina.
Por pak minuta para atentatit, Kajoshi ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku ka treguar vendodhjen.
Ai ka publikuar një peizazh nga Mali i Taraboshit, nga ku duket edhe qyteti i Shkodrës.
Uniformat blu, konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim.
Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit.
Policia reagoi më pas duke theksuar se autori i atentatit ishte identifikuar dhe ai ishte Alban Bruçi, djali i Vladimir Bruçit, të dhunuar në qershor 2024 për shkak të një sherri për parkimin.