Aktualitet dhe Lajme

Cardi B reagon ndaj kritikave pas operacionit plastik

Share

Cardi B reagoi ndaj kritikave për pamjen e saj pas një shfaqjeje në Las Vegas.

Po vdes nga trupi. Jam shumë e trishtuar”, tha me sarkazëm reperja në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. “Të gjithë thonë se dukem e shëndoshë,” shtoi ajo. Cardi vazhdoi të hante mëngjesin e saj para se të ankohej  në mënyrë qesharake: “Të gjithë më urrejnë“.

Fansat e Cardi e duartrokitën atë për qëndrimin kundër kritikëve të saj.

Më pëlqen se si ajo mund të bëjë shaka për këtë dhe të vazhdojë. Tregon maturi” shkroi një person në X. “Lmfao! Video perfekte nga @iamcardib me pancakes! Asaj nuk i intereson cfarë të tjerët thonë për të! Të dua @iamcardib,” komentoi një fans i dytë.

Krijuesja e hitit “Bodak Yellow” më parë iu nënshtrua një operacioni plastik për të zmadhuar të pasmet dhe gjoksin e saj. Cardi ka thënë se nuk i interesojnë kritikat e ashpra që duron për vendimin e saj për të bërë ndërhyrje.

“Njerëzit më thonë, ‘Ti je dembele, thjesht duhet të stërvitesh”, tha ajo në Instagram Live në vitin 2019. “Unë bëj çfarë të dua me trupin tim. Unë nuk kam kohë si ju.”

Ajo vazhdoi, “Pra, puna ime si performuese është një punë 24 orëshe. Kështu që jo, nuk kam kohë të stërvitem dhe doja gjëra specifike që e di se sado të stërvitem nuk do të rregullohen.”



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button