fbpx
Aktualitet dhe Lajme

“Bota është një vend i pavlerë pa ty” – Dedikimi prekës i Edlira Çepanit, që përloti rrjetin

Share

Edlira Çepani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur dhimbjen e pafundme që përjeton pas humbjes së beftë të së shoqit, Gert Bogdani, i cili ndërroi jetë pas një arresti kardiak, në moshën 44-vjeçare.

Në dedikimin rrëqethës dhe prekës, Edlira shkruan:

“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di që unë nuj jetoj dot pa ty. S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!

Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe REinarti kemi nevojë për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që je gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë”.

Më tej, vijon:

“Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do të jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës, derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi timi!”.

Edlira dhe Gerti ishin prej vitesh të dashuruar dhe martuar dhe prindër të dy fëmijëve. Ikja e papritur e Gert Bogdanit është padiskutim një humbje e madhe për politikën në vend, por edhe një rikujtesë se koha dhe jeta nuk duhen marrë të mirëqena.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button