Aktualitet dhe Lajme

Beteja e përgjakshme për Kharkivin, rusët avancojnë por Putin humbet 1200 ushtarë në 24 orë

Share

Beteja për Kharkivin i ka kushtuar ushtrisë së Vladimir Putin, rreth 1.200 trupa në vetëm 24 orët e fundit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ushtarë të shumtë rusë vdiqën gjatë ofensivës së tyre përgjatë kufirit për të pushtuar qytetet strategjike ushtarake.

Përveç humbjes së trupave, 16 tanke të tjera dhe 48 sisteme artilerie ruse u shkatërruan nga forcat ukrainase. Por pavarësisht humbjeve të shumta në fushën e betejës, forcat ruse po përparojnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Kharkivi është nën bombardime të vazhdueshme nga artileria e Moskës, si dhe raketat e sulmet me dron.

Më shumë se 10,000 banorë të Kharkivit tashmë janë evakuuar. Ndërkohë, 50,000 nga trupat e Rusisë janë mbledhur në kufirin pranë qytetit, por ekspertët thonë se atij do t’i duhet më shumë për një sulm dhe pushtim në shkallë të plotë.

Ukraina sakaq ka goditur Krimenë me dronë duke fundosur një minahedhës të Flotës ruse në Detin e Zi. Ata gjithashtu shënjestruan dhe hodhën në erë një rafineri të madhe ruse të naftës në Tuapse nëpërmjet një sulmi me dron kamikaz.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button