Berisha sot në Fushë Alie: Nuk jam kundër investimeve të huaja, por Skavica nuk do ndërtohet

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Skavica nuk mund të ndërtohet, pasi nuk mund të përmbytet Dibra.
Unë nuk jam kurrë kundër investimeve të huaja, amerikane jo e jo. Por unë do të jem përherë gardian i interesit tuaj.
Së dyti, kompania amerikane që Rama ja ka dhënë ndërtimin pa tender, u fut në Shqipëri nga Sali Berisha, ndërtoi Rrugën e Kombit. E fitoi me tenderin e shpallur në median ndërkombëtar. Kurse Rama e ka dhënë me prokurim direkt, as në Shqipëri as në SHBA, përveç me tender. Para janë tuajat, janë djersa juaj, taksat tuaja.
Ulsiu harron që është dibran dhe merr përsipër të mbështesë një projekt, që një dibran i vërtetë nuk do e mbështeste kurrë.
Skavica shënon hordhinë më barbare ndaj Dibrës, ajo nuk do të ndërtohet kurrë për përmbytjen e Dibrës’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Fushë Alie.